“ISIS ka marrë 700 pengje dhe do vrasë nga 10 çdo ditë”

“ISIS ka marrë 700 pengje dhe do vrasë nga 10 çdo ditë”

Shteti Islamik (ISIS) ka marrë rreth 700 persona peng në Siri, përfshi mes tyre edhe europianë dhe amerikanë. Sipas presidentit rus, Vladimir Putin, ata janë zotuar se do të vrasin nga 10 persona çdo ditë.

Duke folur në qytetin e Soshit, Putin tha se ISIS po e zgjeron kontrollin mbi territoret e kontrolluara nga forcat e mbështetura nga SHBA. Ai shtoi se ky është një dështim katastrofik.

“Kjo është një katastrofë. Mes pengjeve ka europianë dhe amerikanë”.

Putin nuk specifikoi se cilat janë kërkesat e terroristëve. Një agjenci lajmesh ruse tha se sulmi i militantëve të ISIS ka ndodhur në një kamp refugjatësh, në një zonë të kontrolluar nga forcat e mbështetura nga amerikanët.

Pas sulmit ata kanë marrë 700 pengje. Putin thotë se të gjithë po heshtin, sikur nuk ka ndodhur asgjë.