Kisha Segrada merr licencën për ndërtim mbas 136 vitesh

Kisha Segrada merr licencën për ndërtim mbas 136 vitesh

Më shumë se një shekull ku u vu edhe gurthemeli i parë dhe 92 vite që ku arkitekti i kësaj Kishe u godit nga një tramvaj mbeti e pezulluar, dhe më në në fund pas 136 viteve Segarda Familia do t’i ketë dokumentat e saj për të vazhduar ndërtimin.

Një marrëveshje e arritur mes besimtarëve katolik dhe këshillit të qytetit, ka rezultuar se projekti në të cilin filloi ndërtimet e para në vitin 1882, do t’i jepet një licencë ndërtimi.

Kjo kryevepër e pa përfunduar e Antonio Gaudit  është një ndër vendet më turistike në botë e sidomos në Barcelonë ku mbledh rreth 20 milionë vizitorë.

Marrëveshja e arritur përfshin skema për të përmirësuar transportin publik dhe zonën përreth. Sagrada Familia do të paguajë 22 milion euro për të ndihmuar në sigurimin e rrjetit të transportit të qytetit, duke përfshirë 7 milion euro për të përmirësuar aksesin në sistemin e metrosë të Barcelonës. Katër milionë euro do të investohen në renovimin e katër rrugëve kryesore dhe  3 milion do  të ofrohen për kujdesin ndaj rrugëve.

Sagrada Familia është një ikonë dhe monumenti më i vizituar në qytetin tonë,” tha kryebashkiaku i Barcelonës, Ada Colau, “Pas dy viteve të dialogut kemi bërë një marrëveshje që do të garantojë pagesën e licencës, qasje të sigurt në monument dhe të lehtësojë jetën lokale me përmirësime në transportin publik dhe rizhvillimin e rrugëve të afërta”.

Puna në Sagrada Familia filloi në mars 1882, bazuar në një dizajn neo-gotik nga arkitekti Francisco de Paula del Villar y Lozano i cili mbas një kohë të shkurtër ka dhënë dorëheqje nga ky projekt të cilin e mori përsipër arkitekti katalans Domènec Sugrañes ku gjatë luftës civile në Spanjë të gjitha planet, vizatimet dhe fotogratifët iu dogjën.

Mirëpo më në fund ekziston një shpresë se ky projekt do të përfundojë pas 143 vitesh.