Kompania që po punon për të sjellë telefonin që paloset

Kompania që po punon për të sjellë telefonin që paloset

Gjiganti Huawei ka njoftuar se është duke punuar në një telefon të palosshëm si pjesë e gjeneratës së ardhshme të pajisjeve.

Shefi i kompanisë, Richard Yu, ka thënë për “DigitalTrends” se kompania është duke hulumtuar për krijimin e një telefoni që ka kapacitetet e rrjetit 5G dhe që mund të paloset.

Kjo kompani më parë e kishte caktuar vitin 2019 si cak për një pajisje që mund të paloset, megjithatë sipas Yus, kompania s’është e gatshme të bëjë lansim të shpejtë.

Ai ka thënë se kompania mund të fokusohet në telefonin Huawei Mate 20 X, në mënyrë që të bëjë ekranin 7.2-inç me mundësinë e palosjes.

Ideja për telefona që palosen po qarkullon qe disa vjet, por problemet teknike po e ngadalësojnë procesin. Samsungu është vetëm një nga kompanitë që thuhet se po punon në këtë drejtim.