Bombë në shtëpinë e George Soros

Bombë në shtëpinë e George Soros

Një pako e dyshimtë u gjet pranë shtëpisë së miliarderit George Soros, në periferi të New York-ut.

Departamenti i Policisë së Bedfordit e konfirmoi këtë fakt në një deklaratë se një pako me lëndë shpërthyese u gjet në kutinë postare.

Pakoja nuk ka shkaktuar dëme pasi policia ka kryer shpërthim të kontrolluar.

“Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë publike, dhe ne nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm për momentin,” tha në një reagim në rrjetet sociale FBI.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja Soros nuk ka qenë në shtëpi.

Soros është i njohur për pikëpamjet liberale dhe ndikimin e tij për politikat paqësore në botë.