Trump: Po e forcojmë arsenalin nuklear derisa Rusia dhe Kina të bëhen të arsyeshëm

Presidenti i SHBA thotë se vendi planifikon ta forcojë arsenalin e vet nuklear në mënyrë të kryej presion ndaj Moskës dhe Pekinit.

Trump: Po e forcojmë arsenalin nuklear derisa Rusia dhe Kina të bëhen të arsyeshëm

Agjencia e lajmeve Reuters pretendon se Trump e përsëriti vlerësimin se Rusia nuk i është përmbajtur Marrëveshjes mbi forcat nukleare me rreze të mesme, e cila është nënshkruar në vitin 1987 dhe ka kërcënuar se SHBA do të tërhiqet nga kjo marrëveshje.

“Derisa njerëzit nuk bëhen të arsyeshëm, SHBA do ta forcojnë arsenalin e tyre nukleare”, ka thënë Trump dhe ka shtuar se kjo i referohet Rusisë dhe Kinës, transmeton agjencia britanike.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare John Bolton ka deklaruar të hënën se nuk janë të vërteta pohimet e Rusisë se Uashington po tenton t’i bëjë shantazh Moskës me paralajmërim të tërheqjes nga Marrëveshja për forcat nukleare me rreze të mesme –INF.

Bolton ka thënë për radio stacionin “Jehona e Moskës” se Uashingtoni ende nuk ka marrë vendim për vendosjen e raketave në Evropë, të cilat mund ta godasin Moskën nëse shfuqizohet Marrëveshja për raketa nukleare me rreze të mesme.

Bashkim Evropian dhe Kina kanë reaguar të hënën në paralajmërimin amerikan për tërheqje nga Marrëveshja për armatim nuklear në mes të SHBA dhe Rusisë me thirrje për dialog konstruktiv për këtë çështje dhe kërkesë për Uashingtonin të mendojë edhe një herë për tërheqje nga marrëveshja, duke paralajmëruar për efekte negative të një vendimi të tillë./Insajderi.com.