Mavraj drejt Sampdorias

Mavraj drejt Sampdorias

Gjatë kësaj verem emrat e shumë futbollistëve të kombëtares shqiptare janë përmendur gjatë në lidhje me transferimet e tyre të mundshme.

I fundit që ka dalë në skenën e transferimeve, edhe pse vetëm një javë ka mbetur nga mbyllja e afatit kalimtar është Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi i Këlnit është vënë në shënjestër nga klubi italian i Sampdorias, i cili po kërkon një qendërmbrojtës cilësor për t’i besuar një vend titullari në skuadër gjatë sezonit të ri në Serinë A, njofton gazeta shqiptare Panorama.

Në një intervistë të pak ditëve më parë për “Bild”, Mavraj u shpreh se ndihej shumë mirë te Këlni dhe me shumë mundësi do ta zgjaste kontratën e tij me klubin gjerman, por një ofertë e mirë nga Italia mund të ndryshojë gjithë situatën.

“Tuttomercatoëeb.com” vë në dukje paraqitjen e mirë të Mavrajt në EURO 2016 me Shqipërinë, ku luajti tre ndeshje si titullar, e cila mund të ketë ndikuar për tërheqjen e vëmendjes së klubit të Sampdorias.