Shteti Islamik publikon pamje të fëmijëve duke vrarë pengjet

Shteti Islamik publikon pamje të fëmijëve duke vrarë pengjet

I ashtuquajturi Shteti Islamik publikon një tjetër video shokuese propagandistike, në të cilën shfaqen pesë fëmijë, përfshirë një britanik, teksa ekzekutojnë disa të burgosur në Siri.

Djemtë duket të jenë mes moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe njëri prej tyre i identifikuar si Abu Abdullah al-Britani është i bardhë.

Ne video shfaqet edhe momenti kur fëmijët, të veshur me uniforma ushtarake, qëllojnë për vdekje 5 personat e gjunjëzuar që thuhet të janë luftëtarë kurdë. Identiteti i djalit që besohet të jetë britanik nuk mund të verifikohet dhe zyra për punët e jashtme nuk ka komentuar.

Një prej djemve, i cili identifikohet si Abu al Bara Al Tunizi, nga Tunizia, i drejtohet luftëtarëve kurdë në gjuhën arabe, duke premtuar më shumë dhunë e duke paralajmëruar se beteja kundër tyre nuk ka nisur ende.

Fëmijët po përfshihen dukshëm në propagandën e Shtetit Islamik së fundmi, çka tregon angazhimin e grupit për përgatitjen e gjeneratës së re të luftëtarëve.