Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë nga policet

Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë nga policet

Qeveria turke ka hequr ndalimin e bartjes së shamisë nga zyrtaret policore. Ky vendim është publikuar sot në gazetën zyrtare të Qeverisë turke.

Sipas këtij vendimi, policet mund të bartin shami koke nën kapelë ose beretën e tyre për aq kohë sa shamia ka ngjyrën e njëjtë me uniformën e policisë.

Ndalimi për të mbajtur shamitë nga pjesëtaret e shërbimit publik, u prezantua në Turqi, pas grusht shtetit të vitit 1980.

Sekularistët turq konsiderojnë se shamia është një simbol i konservatorizmit fetar në shtetin që zyrtarisht është laik, shkruan rel.

Partia AKP, që një kohë të gjatë ka bërë thirrje që të hiqet kjo ndalesë.

Ndalesa për bartjen e shamisë në universitetet turke ishte hequr në vitin 2010, ndërkaq më 2013 u hoq edhe nga shërbimet civile.