Ish shefi i policisë peruane Raul Becerra është arrestuar nën akuzën se është i përzier në zinxhirin e tregtisë me bebe, kanë kumtuar zyrtarët në këtë vend.
Prokuroria ka kumtuar se ai është një prej 15 të dyshuarve për shitje të bebeve dhe fëmijëve të cilët janë marrë nga gratë e varfra, transmeton AP.
Në mes të arrestuarve në qytetin industrial Arekipa, 900 kilometra larg Limës, janë edhe një gjinekolog dhe një pediatër.
Sipas fjalëve të gjeneralit të policisë Walter Ortica, lideri i zinxhirit të tregtisë me fëmijë është Cynthia Tello, partnerja e ish shefit të policisë.
Në kuadër të arrestimit, është kryer edhe bastisja e 18 shtëpive dhe është shpëtuar në bebe pesëmuajshe./Insajderi.com.