Tony Bellew – Oleksander Usyk do të jetë super dueli i sotëm në boks, për katër titujt e botës në kategorinë cruiserweight.
Britaniku 35-vjeçar, Tony Bellew, do ta sfidojë ukraniasin 31-vjeçar, Oleksandr Usyk, për të gjithë titujt e botës në kategorinë e cruiserweight, raporton Insporti
Bellew në të kaluarën ka mbajtur titullin e WBC, kurse, Usyk është boksieri i parë në histori që mban katër titujt e mëdhenj botëror në peshat cruiserweight.
Ai aktualisht mban titullin e WBO që nga viti 2016, titullin e WBC që prej janarit 2018, si dhe titujt e WBA dhe IBF që prej korrikut 2018.
Ecja në ring pritet të fillojë rreth orës 23:00, por ashtu siç ndodhë jo rrallë herë në duele të tilla të mëdha, kjo mund të ndodhë edhe më vonë shkaku i meçeve të tjera, që i paraprijnë duelit kryesor.
Më poshtë keni linkun ku mund ta përcjellni live meçin që do të fillojë pas pak në ‘Manchester Arena’. /Insporti.com