Bonucci në bankë, ky është reagimi i tij

Bonucci në bankë, ky është reagimi i tij

Leonardo Bonucci nuk do të jetë titullar derbin ë madh të futbollit italian që luhet sonte ndërmjet Milanit e Juventusit.

Ai ka folur për “Sky Sport” dhe është shprehur i befasuar me vendimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

“Sinqerisht jam befasuar edhe unë nga qëndrimi në bankë. Ata që më njohin e dinë se nuk do të isha tërhequr mbrapa në një ndeshje të tillë. Përkundrazi, këto janë ndeshjet që më motivojnë më shumë”, ka thënë ish-anëtari i Milanit.

“Gjithsesi, janë zgjedhjet e trajnerit, unë luaj prej 9 ndeshjesh radhazi, por do të kisha luajtur edhe 10 e 11. Por ne kemi një ekip shumë të fortë me lojtarë gati për të bërë detyrën e tyre”, ka shtuar Bonucci

“Dje Allegri më ka thënë se do të më kishte lënë jashtë formacionit titullar, sepse vitin e kaluara mungova te ndeshja e parë si ish-juventin (ka qeshur). Do të më kishte pëlqyer të luaja, por forca e grupit është kryesorja”, ka theksuar mbrojtësi italian.