Prishtina është nikoqire e Steaua Bucurestit nga Rumania në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.
Ndeshjen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë po e përcjellin nga afër shumë personalitete të njohura.
Bukuroshja që dikur këndonte, Adea Pula, po i jep zemër prishtinasve në sallë.
Ndryshe, Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 34:36 në të mirë të ekipit rumun.
Në ballafaqimin ndërmjet këtyre dy skuadrave të luajtur më 24 tetor në Bukuresht, fitore patën shënuar bardhekaltrit me shifrat 87:81. /Insporti.com