Kryeministrja britanike Theresa May ka vlerësuar se negociatat me Bashkimin Evropian mbi kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE janë në përfundim, mirëpo ka porositur se marrëveshja nuk do të lidhet me çdo kusht.
Marrëveshja duhet t’i mundësojë Britanisë së Madhe ta kthejë kontrollin mbi zbatimin e ligjeve të reja, kontrolli i kufirit dhe parave duhet të na mundësojë lidhje të marrëveshjeve tregtare me gjithë botën, ka precizuar May në fjalimin e saj në ceremoninë vjetore të kryebashkiakëve në Londër.
May ka theksuar se marrëveshja mbi daljen nga BE duhet të jetë ashtu që t’i mundësohet Britanisë së Madhe t’i ruaj vendet e punës, sigurinë dhe tërësinë e shtetit. Ajo ka porositur se do ta zbatojë vullnetin e qytetarëve të Britanisë së Madhe të shprehur në referendum, por se nuk do të lidhë marrëveshje me BE me çdo kusht.
Britania e Madhe duhet të dalë nga BE në mars 2019./Insajderi.com.