Turpi i radhës i medieve serbe, kështu nënçmohet Kosova

Turpi i radhës i medieve serbe, kështu nënçmohet Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mahnitur me rezultatet e arritura në muajt e fundit, raporton Insporti.com.

Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve, i prinë Grupit C në Divizionin D me tetë pikë të tubuara nga katër ndeshje të zhvilluara dhe është në rrugë të mirë që të dal në krye të grupit.

Mediat serbe assesi të ndalen së shkruari për Kosovën.

Telegraf.rs së fundmi ka shkruar për Kosovën me një titull nënqmues: “E ashtuquajtura Kosova ne prag te suksesit te madh”, ishte titulli i këtij mediumi.

Ndryshe, Kosova po përgatitet për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Maltës, takim që zhvillohet të mërkurën në Valeta dhe ndeshjen me Azerbajxhanin që luhet më 20 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Insporti.com