Nënçmimet e medieve serbe nuk kanë fund: Shikoni se çka shkruajnë pas fitores 5:0 ndaj Maltës

Nënçmimet e medieve serbe nuk kanë fund: Shikoni se çka shkruajnë pas fitores 5:0 ndaj Maltës

Mediat serbe vazhdojnë që të merren me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan Insporti.com.

Telegraf.rs i ka kushtuar një shkrim Kosovës me titull: Kosova një hap drejt play-offit për Kampionatin Evropian të futbollit”

Në hyrje të tekstit nënçmohet Kosovës me parashtresën ‘tzk’ që do të thotë e ashtuquajtura Kosovë.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar ndeshjen shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Në xhiron e pestë të kësaj gare, në kuadër të Grupit 3 në Ligën D, skuadra jonë ka triumfuar me rezultat bindës (5-0) si mysafir i Maltës.

Me këtë fitore, Kosova vazhdon kryesimin e grupit dhe gjithçka do të vendoset në takimin e të martës ndaj Azerbajxhanit.

Një barazim në këtë ndeshje do t’i mjaftonte Kosovës që të kalonte në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në divizionin D. /Insporti.com