BMW zbulon modelin e ri hibrid 330e

BMW zbulon modelin e ri hibrid 330e

Pas BMW M340i sportiv, është prezantuar versioni më miqësor ndaj mjedisit – 330e.

Ky model kombinon teknologjinë më të fundit të BMW eDrive me motorin benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra.

Motori benzinë prodhon 184 kuajfuqi, ndërsa motori elektrik 68 kuajfuqi shtesë me opsionin që për një kohë të shkurtët kur është e domosdoshme në momente të caktuara të vozitjes, të sigurojë madje 109 kuajfuqi.

Përndryshe, kjo shtesë elektrike e fuqisë prej 41 kuajfuqi arrihet duke iu falënderuar funksionit XtraBoost që është në dispozicion në modulin ‘Sport’ të vozitjes, transmeton ksp.

BMW ka bërë të ditur se fuqia e përgjithshme e kombinuar e këtij modeli është 252 kuajfuqi. Me opsionin XtraBoost, motorët sigurojnë gjithsej 293 kuajfuqi përmes marshit automatik Steptronic me 8 shpejtësi.

Prodhuesi gjerman pohon se BMW 330e plug-in hibrid i ri mund të udhëtojnë deri në 60 kilometra me një mbushje të baterisë, e cila ka 50 për qind më shumë autonomi se modeli i mëparshëm. Shpejtësinë maksimale vetëm me motor elektrik ky model e arrin deri në 140 km/h.

Fabrika deklaron se ky model shpenzon karburant mesatarisht në mënyrë të kombinuar 2-litra në 100 km, dhe liron 39 gramë dyoksid karboni për një kilometër.

BMW 330e ka një performancë shumë të mirë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 6 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 230 km/h.