Rakitic refuzoi tri skuadra të mëdha evropiane

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka mundur të largohet nga La Liga dhe Barcelona gjatë kësaj vere.

Rakitic refuzoi tri skuadra të mëdha evropiane

Mirëpo ylli kroat i katalanasve ka qenë i vendosur për të qëndruar në Barcelonë duke refuzuar edhe skuadra të mëdha.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’, kroati ka refuzuar tri skuadra të njohura. Fjala është për dy gjigantët anglez, Chelsea dhe Manchester United si dhe kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin.

Ish-anëtari i Baselit, Schalke 04 dhe Sevillës ka kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2019. /Insajderi.com