Thaçi bëhet ‘Dardan’

Thaçi bëhet ‘Dardan’

Kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha, ka folur para ndeshjes së Kosovës me Azerbajxhanin në një prononcim për SuperSport Koasova, raporton Insporti.com.

Berisha ka zbuluar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është bërë anëtar i Dardanëve.

“Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë. Ju e dini se kemi bërë organizime shumë të mira. Edhe presidentin e kemi bërë Dardan’, ka thënë Lulëzim Berisha.

Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mirëpo tanët kanë një përparësi të madhe si në tabelë, ashtu edhe në fushë.

Në rast të fitores, Kosova do të kaloj në fazën e paly-offit të Ligës së Kombeve, por edhe që do të kalonte nga Liga D, në atë C. /Insporti.com