Para sfidës Kosovë – Azerbajxhan, Zenelit i vdiq njeriu që e donte me gjithë zemër

Para sfidës Kosovë – Azerbajxhan, Zenelit i vdiq njeriu që e donte me gjithë zemër

Emocione të përziera për lojtarin më të mirë të “Dardanëve”, Arbër Zenelin.

Dje rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë gjyshi i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Arber Zeneli, nga Selaci i Mitrovicës.

Metro ka komunikuar me të afërmit e Zenelit të cilët e kanë konfirmuar këtë lajm. Arbëri megjithatë nuk e ka ditur në lojë, pasi familjarët kanë vendosur të mos e njoftojnë.

Ai luajti për ekipin e Kosovës dhe ka arritur të shënojë tregolësh, duke u bërë lojtar i ndeshjes.

Varrimi i të ndjerit Zeki Zeneli bëhet në ora 12:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.