Menaxheri i Kosovës i kundërpërgjigjet në mënyrë epike Redi Jupit

Menaxheri i Kosovës i kundërpërgjigjet në mënyrë epike Redi Jupit

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i është kundërpërgjigjur në mënyrë epike ish-futbollistit dhe trajneri shqiptar, Redi Jupi.

Jupi, opinionist në “Procesin Sportiv” në Top Channel, tha me shumë bindje se “Të jeni të bindur që Kosova nuk është aspak më e fortë se Shqipëria”, teksa sipas tij “nga lojtarët e Kosovës vetëm një lojtar mund të luajë te Shqipëria, Milot Rashica, asnjë tjetër”, transmeton Insporti.

Por, pas shkëlqimit të Arbër Zenelit, që realizoi het-trik në fitoren 4-0 të Kosovës kundër Azerbajxhanit, menaxheri i Kosovës ka reaguar me ironi ndaj Jupit.

Shala, përmes një postimi në Facebook, shkroi me ironi se ndoshta, pas paraqitjes mbresëlënëse të Zenelit, mund t’ia sigurojnë gjithashtu një vend në Shqipëri, ashtu si Rashicës. /Insporti.com