Arbër Zeneli në Fenerbahçe? Kështu përgjigjet talenti i Kosovës

Arbër Zeneli në Fenerbahçe? Kështu përgjigjet talenti i Kosovës

Arbër Zeneli nuk është duke menduar për momentin për thashethemet që e lidhin atë me skuadrën turke, Fenerbahçen.

23-vjeçari tha se është i lumtur në Heerenveen dhe se momentalisht po mendon për sezonin aktual, raporton Insporti.

“Jam i fokusuar te skuadra ime, çfarëdo që të ndodhë në janar apo qershor, nuk e di, do të shohim”, tha ai.

“Tani për tani jam i fokusuar te skuadra ime, agjenti merret me gjithçka”, shtoi mes tjerash Zeneli pas het-trikut mbrëmë kundër Azerbajxhanit në fitoren 4-0 të Kosovës. /Insporti.com