Shaqiri “do t’i mbyllë sytë” pasi ta shohë këtë foto të UEFA-s

Shaqiri “do t’i mbyllë sytë” pasi ta shohë këtë foto të UEFA-s

Pas ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, faqja zyrtare e UEFA-s është përkujdesur që ta “turpërojë” Xherdan Shaqirin.

Futbollisti shqiptar pati një moment të sikletshëm ndaj PSG-së, kur Neymari i hodhi topin sipër, transmeton Insporti

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në ‘Twitter’, ka postuar këtë moment nga ndeshja vetëm disa minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Në llogarinë zyrtare të Champions League, është postuar foto ku Neymari mundohet ta turpërojë Shaqirin duke i hedhur topin mbi kokë.

Shaqiri në këtë ndeshje ishte rezervist, derisa në lojë u fut në minutën e 77-të.

PSG në fund e fitoi takimin, 2:1. /Insporti.com