Skandali i Ballon d’Or që i la gojëhapur të gjithë të pranishmit

Skandali i Ballon d’Or që i la gojëhapur të gjithë të pranishmit

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ‘Ballon d’Or’, ku France Football dha çmimet e futbollistit më të mirë, futbollistes më të mirë, dhe futbollistit më të mirë të ri.

Në ceremoninë e mbajtur në Paris, më i miri i botës u zgjodh Luka Modric, që këtë vit shkëlqeu me klubin dhe kombëtaren, transmeton Insporti.

Përveç kroatit, në këtë ceremoni u nderuan edhe Kylian Mbappe e Ada Hegerberg, duke u shpallur lojtari më i mirë i ri, respektivisht futbollistja më e mirë.

Por, një ‘skandal’ i bërë nga DJ-i francez, Martin Solveig, bëri që të befasoheshin të pranishmit në sallë dhe të shpërthejnë reagimet në rrjete sociale.

Francezi 42-vjeçar, pas fjalimit të Hegerberg ku ajo foli për shpresat e saj që të inspirojë vajzat që të besojnë në vete, u pyet nga Solveig se “A di të bëjë twerk”.

“A di si të bësh twerk?”, ishte pyetja e Solveig, derisa 23-vjeçarja norvegjeze u përgjigj shkurt, “jo”, para se të largohej.

Hegerberg më pas tha për BBC Sport se këtë “nuk e ka konsideruar si ngacmim seksual”, derisa Solveig, që ishte pjesë e performuesve në këtë ceremoni dhe kërceu me Hegerberg, ka kërkuar falje përmes një postimi në ‘Twitter’ duke thënë se nuk ka dashur të ofendojë askënd, derisa ka fajësuar edhe anglishten e tij të dobët, përkundër faktit se pyetjen në fakt e bëri në gjuhën franceze.

“Twerking” është një vallëzim provokues seksual, që u popullarizua nga këngëtarja Miley Curys. /Insporti.com