
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë lamtumirën e fundit ish presidentit të SHBA George Bush të vjetrit i cili ndërroi jetë të premten në moshën 95 vjeçe. Arkivoli me trupin e presidentit të 41 të SHBA është vendosur nën kupolën e Kongresit amerikan.
Trump e nderoi ish presidentin të hënë mbrëma i shoqëruar me zonjën e parë Melania Trump.
Siç është paralajmëruar, Trump dhe bashkëshortja e tij nesër do të marrin pjesë në ceremoninë në Katedralen Kombëtare në Uashington pas të cilës Geogre Bush i vjetri do të varroset në kompleksin e bibliotekës së tij presidenciale në Teksas.
Trumpi për të mërkurën ka shpallur ditë zie./Insajderi.com.