Futbollistet e Sheffield United kanë marrë një goditje të fortë para ndeshjes historike me Manchester Cityn, pasi u zbulua se ‘pesë ose gjashtë’ lojtarë do të humbasin ndeshjen, sepse ato nuk mund të lënë punën në kohë.
Sonte mbrëma, Sheffield pret një ndeshje mjaft të rëndësishme sa i takon historisë së tyre për futbollin e femrave, por fatkeqësisht ka marrë lajm të keq para fillimit të këtij takimi.
Në një intervistë për The Telegraph, trajnerja e Sheffield United Carla Ward shpjegon ankesat e saj, jo vetëm për orarin por edhe për klubin e saj.
”Jam duke pritur përgjigjen e një grupi të vajzave – dy prej tyre do më lajmërojnë pas pak, ndërsa njëra do mundohet ta lë punën më herët. Janë kryesisht mësuese ose studente”, shpjegoi ajo,