Artikull i sponzorizuar

Për një lëkurë të bukur dhe natyrale – Këshilla profesionale

Për një lëkurë të bukur dhe natyrale – Këshilla profesionale

Me ndryshimin e kushteve klimative, fillojnë ndryshimet drastike në lëkurë, sidomos lëkura e fytyrës fillon të thahet dhe plasaritet. Megjithatë kjo periudhë konsiderohet si kohë e përshtatshme për tretmane të ndryshme pasiqë gjatë kësaj kohe nuk ekspozohemi në rrezet e diellit ,të cilat sa janë të dobishme po aq janë edhe të dëmshme për lëkurën.

Në këtë artikull do të diskutojmë me dermatologen nga Swiss Medical & Health Center Dr. Allma Koçinaj për një përkujdesje të duhur të lëkurës gjatë sezonit dimëror.

Tretmanet e duhura për stinen e dimrit nuk janë për të gjitha femrat njësoj, dallojnë varësisht nga lloji I lekurës.Për këtë arsye në qendrën tonë edhe pse pacientët vijnë për tretmane te caktuara, fillimisht ne ju sugjerojmë cfarë është më e mira për fytyrën e saj.

Nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen tuaj dhe vëreni këto ndryshime të listuara si më poshtë :

Lëkure e thatë dhe e ashpër

Rrudhat e imëta dhe pjesërisht rrudha sipërfaqësore

Lëkurë e dëmtuar nga rrezet e diellit

Probleme në trajtimin e akneve dhe shenjave nga aknet

Problemet me hiperpigmentim (njolla kafe ne fytyrë)

Problemet me njollat që shfaqen nga shtatëzënia ose rrezatimi diellor;


Zgjidhja e duhur për këto probleme është tretmani Chemical Peeling – dhe realizohet vetëm gjatë stinës së dimrit. Gjatë tretmanit aplikohet acidi me përqindje të caktuar dhe bëhet pilingu I lëkurës.

Në qendrën tonë “Swiss Medical & Health Center” ofrohen tretmane të ndryshme për fytyrë dhe trup sic janë: tretmani pa ndërhyrje kirurgjike për trajtimin e dhjamit të tepërt – Coolsculpting, tretmani që lufton celulitin dhe tonifikon lëkuren – Ray life, eliminimi I përhershem I qimeve me teknologjinë më të sigurt në Europë – Laser Asclepion (Diodë laser) si dhe trajtimi I kapilarëve të gjakut – venave në trup përmes teknologjisë laserike.

Për cdo problem me lëkurë,mund të vini në konsulta specialistike të cilat ofrohen falas.