Parlamenti britanik do të votojë për Brexitin deri më 21 janar

Zëdhënësi i Theresa May thotë se marrëveshja do të jetë para përfaqësuesve kur ajo i merr “konfirmimet” për rregullat doganore, të cilat kanë shkaktuar kundërshtim të përfaqësuesve për marrëveshje për dalje.

Parlamenti britanik do të votojë për Brexitin deri më 21 janar

Qeveria britanike planifikon që votimi në parlamentin britanik për propozimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian të jetë para 21 janarit, ka thënë të martën zëdhënësi i kryeministres Theresa May.

Ai ka thënë se kjo do të jetë para 21 janari, gjë që më herët është konsideruar si afati i fundit, kur Qeveria duhet ta informojë parlamentin mbi planet e saja për Brexitin.

May të hënë në momentin e fundit e ka shtyrë votimin e planifikuar për të martën, duke pranuar se marrëveshja mund të hidhet poshtë “me shumicë domethënëse” në parlament, duke e shtyrë kështu planin britanik për dalje nga BE në kaos, ka vlerësuar Reuters, duke pranuar se është ballafaquar me disfatë.

Data e votimit të parlamentit mbi planin për Brexit të Theresa May do të varet prej asaj se kur Qeveria se saj merr garanci nga BE të cilat do ta kënaqin parlamentin, ka thënë zëdhënësi i saj.

Qeveria nuk e ka në plan ta shtyjë Brexitin, ka shtuar ai, e as të hyjë në proces me të cilin do përpiqej të sigurojë garanci shtesë të BE, përveç nëse nuk konsideron se mund t’i fitojë.

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka caktuar për të enjten në Bruksel samitin për Brexitin, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë negociata të reja për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkësia Evropiane./Insajderi.com.