Obama: 11 Shtatori, ndër ditët më të errëta të ShBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbajtur një fjalim për nder të 3 mijë viktimave që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit.

Obama: 11 Shtatori, ndër ditët më të errëta të ShBA-së

Gjatë një video-fjalimi, të cilin presidenti Obama e mban çdo javë, ka thënë se “11 shtatori 2001, ishte një ndër ditët më të errëta në historinë e vendit tonë, ku humbën jetën afër 3 mijë persona të pafajshëm”, shkruan NBC News.

“Këtë fundjavë, ne përsëri e nderojmë kujtimin e tyre. Ne qëndrojmë me të mbijetuarit, të cilët ende bartin plagët e asaj dite. Ne u falënderohemi atyre që të parët u përgjigjën, që rrezikuan çdo gjë për t’i shpëtuar të tjerët”, ka vazhduar fjalimin  tij Obama.

“Ne e përshëndesim një brez të amerikanëve – burrat dhe gratë tona në uniformë, diplomatët dhe inteligjencën tonë, sigurinë e brendshme dhe profesionistët e zbatimit të ligjit, që shërbyen dhe e kanë dhënë jetën e tyre për të na ndihmuar që ne të jemi të sigurt”, ka shtuar Obama./Insajderi.com