
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka shpëtuar nga humbja skuadrën e Rizesporit në Turqi.
Goli i Muriqit i dha skuadrës së tij një pikë, pasi realizoi për 1-1 ndaj Alanyasporti në minutën e 56’ të takimit, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, shkruan Insporti.
Muriqi u vlerësua si lojtari i tretë më i mirë në këtë takim me notën (7.4), pas mesfushorit Davide Petrucci (8.3) e portierit, Akkan (7.7).
Për mysafirët më i mirë ishte portieri, Yilmaz, me notën (8.2). Pra, nga 22 lojtarë në fushë, Muriqi u vlerësua si katërti më i mirë.
Skuadra e Muriqit nuk po kalon një sezon të mirë, aktualisht është në fund të Supelrigës me 11 pikë pas 15 ndeshjeve. /Insporti.com/