Erdogan tha se ngjarja ishte e rëndë dhe se nuk do të heqë dorë nga kjo çështje.
Zbulohen të tjera të dhëna nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi që disa ditë më parë u shpall edhe “Njeriu i Vitit” nga revista Time.
Në audion e vrasjes së tij, që shteti turk iu dorëzoi autoriteteve amerikane dhe europiane, një nga vrasësit ka thënë: ‘Unë di si ta pres’.
Ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që zbuloi para mediave këto të dhëna, si edhe kritikoi për mënyrën sesi u vra gazetari, shkruan The Guardian.
“Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Kanada, të gjithë e dëgjojnë … Njeriu qartë e thotë” Unë e di se si të presë. Ky njeri është një ushtar. Këto janë të gjitha në regjistrimet audio“, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll.
Në çastet e fundit të vdekjes, Khashoggi iu tha vrasësve të tij: Unë nuk marr dot frymë”. Erdogan tha se ngjarja ishte e rëndë dhe se nuk do të heqë dorë nga kjo çështje.
“Ata mendojnë se bota është memece. Ky komb nuk është memec dhe di se si t’i mbajnë njerëzit të përgjegjshëm”, tha Erdogan.