Gazetari që fabrikoi storjet më të mëdha duke u bërë më i miri në Gjermani

Gazetari që fabrikoi storjet më të mëdha duke u bërë më i miri në Gjermani

Gazeta e njohur gjermane, Der Spiegel ka hequr nga puna gazetarin e saj më të mirë, pasi dyshon se ai ka shpikur fakte dhe tregime të shumta. Gazetari Claas Relotius dyshohet se ka “falsifikuar artikuj në një shkallë të madhe dhe madje edhe ka shpikur karaktere”.

Ndër artikujt në fjalë janë edhe disa që kanë fituar çmime prestigjoze, e të cilat i ka botuar gazetari Relotius.

Relotius, 33 vjeçar, e pranoi vet se lexuesit janë mashtruar në 14 artikuj të botuar nga ai në gazetën Der Spiegel, njofton Insajderi.

Në një deklaratë të mërkurën, gazeta gjermane tha se po punonte për të vërtetuar numrin e saktë të artikujve ku supozohet të ketë trilluar ngjarje gazetari Relotius.

Në disa artikuj, ai thuhet se ka përfshirë individë që kurrë nuk i kishte takuar apo nuk kishte folur me ta, duke i cituar rrejshëm ose gabimisht. /Insajderi.com