Pentagoni: Nga sulmet ajrore kundër IS-it mund të jenë vrarë civilë

Pentagoni ka thënë mbrëmë vonë se tri sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) në Siri, gjatë 6 ditëve të fundit, “kanë mundur të rezultojnë me viktima civile”.

Pentagoni: Nga sulmet ajrore kundër IS-it mund të jenë vrarë civilë

Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, këto incidente kanë ndodhur më 7 shtator në Az Zawr, më 10 shtator afër qytetit Raka dhe më 12 shtator afër vendit Ash Shaddada.

Nuk është dhënë numri i njerëzve të vrarë apo të plagosur, shkruan rel.

Më tutje, theksohet se më 7 dhe 12 shtator janë goditur makina joushtarake, që kanë hyrë në hapësirën e shënjestruar pas hedhjes së armatimit nga aeroplani.