Real Madrid e nisë mbarë Champions League

Real Madrid e nisë mbarë Champions League

Real Madridi ka shënuar në minutat e fundit në Bernabeu në ndeshjen e parë të Champions League.

Christiano Ronaldo në 89’ dhe Alvaro Morata në të 95’ përmbysën rezultatin e ndeshjes Real Madrid 2 – 1 Sporting Lisbon .

Dy golat e pësuar në fund të ndeshjes ulin ndjeshëm shpresat e portugezëve për të vijuar aventurën Champions në një grup të vështirë.

Një gol spektakular nga CR7 në minutën e 89 nga gjuajtja e lirë dhe ai i Moratës në të 95tën i mjaftuan që skuadra Madrilene të marrë 3 pikët.

Vlen të përmendet se Cristiano Ronaldo është lojtari me më së shumti gola nga goditja e dënimit në histori të UEFA Champions League, me gjithsej 12 gola. /Insajderi.com