Masa të rrepta sigurie në Mynih në prag të “Oktoberfest”

Masa të rrepta sigurie në Mynih në prag të “Oktoberfest”

Festa më e famshme e birrës në botë, “Oktoberfest”, e cila organizohet në Mynih të Gjermanisë këtë vit do të mbahet nën masa të rrepta sigurie.

Ndalimi i çantave të shpinës, kontrollet e sigurisë në të gjitha pikat hyrëse dhe ngritja e gardheve, janë vetëm disa prej masave të njoftuara nga organizatorët e festivalit në Mynih.

“Oktoberfest”, i cili pret çdo vit rreth 6 milionë turistë, këtë vit do të zhvillohet nga 17 shtatori deri në 3 tetor.

Qyteti ka shtuar numrin e kamerierëve nga 250 që ishin vitin e kaluar në 450 dhe ka ngritur një gardh prej hekuri 2 metra të larte rreth Theresienwiese, zona ku mbahet “Oktoberfest”, për t’u siguruar që askush të mos shmangë kontrollet, njofton Tch.

“Nuk i druhemi vetëm sulmeve terroriste por edhe të ashtuquajturve ‘ujqër të vetmuar’ të cilët mund të bëjnë kërdinë. Për ne kjo do të thotë se duhet të balancojmë shumë topa”, tha një zyrtar i sigurisë.

Gjithsesi bavarezët janë në gjendje alarmi pasi grupi xhihadist i Shtetit Islamik mori përsipër 2 sulme në muajin korrik, atë në një tren pranë Wuerzburg dhe në një koncert në Ansbah ku azilkërkuesit plagosën 20 persona.

Pasigurinë e qytetarëve në rajon e shtoi edhe më shumë vrasja e 9 personave në një qendër tregtare të Mynihut, nga një 18-vjeçar gjermano-iranian. /Insajderi.com