Një fëmijë nga Guatemala vdes pasi e ndalon policia kufitare e SHBA

Një djalë tetëvjeçar nga Guatemala ka vdekur pasi e kanë ndaluar pjesëtarët e policisë kufitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kumtuar Shërbim Kufitar dhe Doganor i SHBA (CBP). Ky djalë është fëmija e dytë i cili këtë muaj ndërroi jetë pas ndalimit me rastin e tentimit të kalimit ilegal të kufirit nga Meksika në SHBA.

Një fëmijë nga Guatemala vdes pasi e ndalon policia kufitare e SHBA

Djali dhe babai i tij ishin në paraburgim të CBP-së prej 24 dhjetorit, kur njëri prej zyrtarëve të policisë kufitare kishte vërejtur shenjat e sëmundjes te djali, ka kumtuar CBP.

Babai dhe djali janë transportuar në spital në Alamogord në shtetin federal Nju Meksiko, ku iu diagnostikua ftohje dhe ethet. I janë dhënë amoksiclin dhe iburofen, e më pas është liruar nga spitali.

Më vonë, në mbrëmje djali filloi të vjellë dhe u kthye në spital. Atje ndërroi jetë dikur rreth mesnatës, pretendojnë në CBP, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është konstatuar.

Identitetet e djalit dhe babait nuk janë publikuar, ndërsa CBP në deklaratë ka paralajmëruar se do të publikojë më tepër detaje në kohë më të përshtatshme.

Kjo është vdekja e dytë këtë muaj të fëmijëve të migrantëve në paraburgim, pasi kanë tentuar që në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin e Meksikës dhe SHBA.

Më herët këtë muaj, ka vdekur vajza shtatëvjeçare Jacqueline Cal, gjithashtu nga Guatemala, pasi është paraburgosur bashkë me babën e saj nga ana e policisë kufitare të SHBA./Insajderi.com.