Qatar ofron miliona për të drejtën e emrit të stadiumit të ri të Tottenham

Qatar ofron miliona për të drejtën e emrit të stadiumit të ri të Tottenham

Tottenham Hotspur kanë nisur bisedimet me Qatar Investmend Authority (QIA) mbi të drejtat e emrit të stadiumit të rindërtuar “White Hart Lane”.

Suksesi i klubit duke shitur më shumë se 80,000 bileta për ndeshjen e parë të sezonit në Champions league në Wembley kundër Monaco mbrëmjen e së mërkurës ka forcuar bindjen e tyre për sa i përket sasisë së tifozëve që ka ekipi londinez.

Pronarët e Tottenham duan ta shfrytëzojnë këtë gjë duke joshur investitorë të mëdhenj me famë globale për stadiumin e ri që duhet të hapet në fillim të sezonit 2018/19.

Negociatat kanë filluar midis Qatar dhe Tottenham mbi të drejtën e emrit, dhe pritet që të intensifikohen në ditët në vazhdim me sponsorët kryesorë të Barcelona-s. /Telesport.al