Lagarde rzgjidhet në krye të FMN-së

Lagarde rzgjidhet në krye të FMN-së

Christine Lagarde është zgjedhur për të shërbyer një mandat tjetër pesë vjeçar në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka njoftuar bordi ekzekutiv i këtij institucioni të premten.

Lagarde, ish ministre e financave në Francë, ishte kandidatja e vetme për këtë post. Në krye të FMN-së është zgjedhur në korrik të vitit 2011.

Me 188 vende anëtare, FMN-ja ofron ndihmë financiare për vendet në nevojë.

Udhëheqësi i bordit ekzekutiv, Aleksei Mozhin, e ka përshëndetur lidershipin e fortë dhe të matur të zonjës Lagarde.

“Gjatë kohëve të turbullta në ekonominë globale, zonja Lagarde ka forcuar edhe më mundësitë e Fondit për të mbështetur anëtarët e tij, me këshillime politikash, ndërtim kapacitetesh dhe financim”, citohet të ketë thënë Mozhin në një komunikatë.