Stankoviç bëhet zëvendëspresident i UEFA-s

Krzetari i ri i UEFA-s, Aleksandër Çeferin ka nisur menjëherë punën si president i ri i UEFA-s dhe vendimi i parë i tij ka qenë zgjedhja e nënpresidentit dhe këshilltarit të tij në krye të postit si i pari i futbollit evropian.

Stankoviç bëhet zëvendëspresident i UEFA-s

Ai ka zgjedhur serbin e njohur Dejan Stankoviç për rolin e zëvendësit dhe këshilltarit të tij. Ish-futbollisti ka luajtur edhe me Interin në Serinë për shumë vite.

“Do të kemi një derbi me FIFA, sepse këshilltari i presidentit të FIFA-s është kroati Zvonimir Boban”, ka thënë Ceverin.

Stankoviç është ish-futbollist i njohur në Evropë, dhe me përvojë ndërkombëtare me kombëtaren serbe. Ai është fitues i Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2010. /Insajderi.com