Gjykata hedhë poshtë ankesën ndaj aktgjykimit për gazetarët në Mianmar

Gjykata në Mianmar e ka hedhur poshtë ankesën kundër aktgjykimit për dy gazetarë e Reutersit të cilët e kanë hulumtuar krizën e Ronixhave.

Gjykata hedhë poshtë ankesën ndaj aktgjykimit për gazetarët në Mianmar

Wa Lone (32) dhe Kyaw Soe Oo (28) janë arrestuar në dhjetor 2017, dhe janë dënuar në shtator 2018 në procesin e shkallës së parë me 7 vjet burgim pasi kanë pasur me veti dokumente shtetërore.

Ata janë dënuar në bazë të Ligjit mbi Sekretet Shtetërore.

Gjykatësi Aung Naing ka thënë sot se avokatët e të dënuarve nuk kanë arritur të ofrojnë prova për pafajësinë e tyre.

Gazetarët pretendojnë se ata janë arrestuar për shkak se kanë hulumtuar masakrën të cilën e ka kryer ushtria e Mianmarit ndaj përfaqësuesve të pakicës myslimane Rohinxha./Insajderi.com.