Si çdo pasdite, redaktorët e fotografisë së mediumit të njohur The Guardian, përzgjedhin fotografitë më të mira të ditës nga bota, përmes së cilave zakonisht ofrohet informacion për zhvillimet më të rëndësishme ditore./Insajderi.com
Londër – Një përkrahës i fushatës “Stop Trump” pozon para se të fillojë një xhiro me autobus nëpër qytet, duke ftuar amerikanët që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Nju Jork – Ministri i Punëvë të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov (majtas) gjatë një takimi me homologun britanik, Boris Johnson, gjatë një takimi në selinë e OKB-së. Temë e bisedimeve ka qenë Siria.
Sërish protesta në Amerikë pas vrasjes së një personi me ngjyrë nga një polic
Një çift duke u puthur teksa bëjnë një ‘selfie’ në një fushë me lule në Seul, Koreja Jugore
Një grua, jashtë ndërtesës së selisë së OKB-së në Nju Jork, duke renditur disa fotografi të viktimave të një masakre të qeverisë iraniane
Një gorillë që ka vetëm gjashtë ditë jetë, duke qëndruar në krahët e nënës në një kopsht zoologjik në Frankfurt, Gjermani