Amir Rrahmani tegon pse zgjodhi Kosovën, e jo Shqipërinë

Amir Rrahmani tegon pse zgjodhi Kosovën, e jo Shqipërinë

Futbollisti i Dinamo Zgarebit dhe kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë akter në miqësoren që ekipi i tij aktual e zhvilloi me Partizanin, ekipin e tij të dikurshëm, në Antalia

Rrahmani, për të cilin shihej se në radhët e klubit tiranas vazhdojnë të kenë shumë respekt, iu përgjigj shumë pyetjeve që kanë të bëjnë me lojën e tij, ndër të cilat ishte edhe ajo pse zgjodhi të luajë për Kosovën, e jo për Shqipërinë në gara ndërkombëtare, bën të ditur Insporti.

Sportske Novosti e Zagrebit e ka pyetur në mënyrë direkt nëse është akuzuar pse ka “kaluar” nga Shqipëria në Kosovë, në çka Rrahmani ka dhënë një përgjigje direkte.

Sigurisht se po. Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovën. Pashë që nuk do të kisha shumë hapësira në Kombëtaren shqiptare dhe ata nuk më shihnin ashtu siç unë dëshiroja. Isha në përgatitje për kampionatin Kampionatin Evropian, por nuk mora pjesë në këtë garë. Kjo ishte arsyeja që vendosa të luaja për Kosovën. Mendova: “Nëse nuk më llogaritin tani, kur do më llogaritin…”, transmeton Insporti deklaratën e Rrahmanit.

Rrahmani është startues te Kosova dhe ka qenë pjesë integrale e ekipit që fitoi grupin në Ligën e Kombeve, duke u vendosur në pozitë të favorshme për plasman në Euro 2020.