Merkel: Ende ka kohë për negociata për Brexit

Merkel: Ende ka kohë për negociata për Brexit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ende ka kohë për negociata në mes të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për Brexitin.

Merkel ka pretenduar se i vjen keq për shkak të vendimit të parlamentit britanik që ta refuzojë marrëveshjen të cilën e ka arritur kryeministrja Theresa May me liderët e BE.

“Ne, natyrisht, do të bëjmë gjithçka të gjejmë zgjidhjen e duhur por jemi të gatshëm edhe nëse deri te ajo zgjidhje nuk arrihet”, i ka thënë ajo gazetarëve në Berlin.

Sipas fjalëve të saj, ende ka kohë për negociata por Bashkimi Evropian i pret propozimet e kryeministres britanike./Insajderi.com.