Shteti Islamik dënon njerëzit që veshin fanellat e ekipeve të famshme

Shteti Islamik dënon njerëzit që veshin fanellat e ekipeve të famshme

Nuk është aspak e panjohur urrejtja që ka Shteti Islamik për futbollin. Shpesh, ky grup terrorist ka ndërmarrë masa ndëshkuese për ata që ndjekin sportin më popullor në botë.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, këtë radhë, ISIS ka bërë të ditur se ndalon në mënyrë kategorike që të vishen fanelat e skuadrave përfaqësuese apo klubeve që janë të markave Nike dhe Adidas

Për ata që e thyejnë këtë rregull, dënimi është 80 goditje me kamzhik.

Kështu, sipas këtij të ashtuquajturi ligj, është e ndaluar që të vishen fanelat e kombëtareve të tilla si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia apo SHBA si dhe të klubeve të tilla si Real Madrid e Barcelona. Po kështu, është e ndaluar që të vishen edhe fanelat e Milan, Manchester United e Chelsea.
Të bën përshtypje se në komunikatën e ISIS-it janë përfshirë edhe fanelat e hershme të dy yjeve të futbollit me numrat 9 dhe 19, Ronaldo dhe Messi, sigurisht, edhe këto të ndaluara që të vishen.