Gjermania në hall me 55 mijë azilkërkuesit nga Ballkani

Shumica e këtyre azilkërkuesve të cilët nuk është arritur të ktheheshin, janë nga Kosova, Turqia dhe Serbia.

Gjermania në hall me 55 mijë azilkërkuesit nga Ballkani

Rreth 550 mijë azilkërkues, përkundër faktit se u është refuzuar e drejta për azil, vazhdojnë të jetojnë në Gjermani. Tri të katërtat e tyre, madje më gjatë se gjashtë vjet. Kështu shkruan gazeta Bild, duke iu referuar burimeve nga Qeveria Federale. Këtë lajm pastaj e kanë transmetuar shumica e mediave gjermane.

Saktësisht 549 mijë persona të kësaj kategorie jetojnë në Gjermani, ndërsa 406065 prej tyre këtë e bëjnë prej më shumë se gjashtë vitesh, përcjell albinfo.ch. Afërsisht gjysma e refugjatëve me status të hedhur poshtë kanë tashmë një status qëndrimi të pakufizuar dhe 34.8%, status të kufizuar.

Shumica e këtyre azilkërkuesve të cilët nuk është arritur të ktheheshin, janë nga Kosova, Turqia dhe Serbia./albinfo.ch