Refugjatët në Greqi përballen me “vuajtje të mëdha”

Refugjatët në Greqi përballen me “vuajtje të mëdha”

Shumica prej 60 mijë refugjatëve dhe migrantëve që gjenden në kampet në Greqi jetojnë “në kushte të tmerrshme” dhe përballen me “vuajtje të mëdha” të cilat mund të shmangen, thuhet në një raport të publikuar nga organizata Amnesty International.

AI ka kritikuar siç thotë, Evropën ‘se ka dështuar të përmbushë detyrimet për të rivendosur refugjatët, nga vendet ku kanë hyrë fillimisht në vende të tjera’. .

Amnesty International thotë se vetëm 6 për qind – rreth 4 mijë njerëz- nga 66,400 migrantë sa është premtuar se do të dërgohen në shtete të tjera brenda dy vjetësh, janë rivendosur në shtete të Evropës, transmeton agjencia e lajmeve AP.

“Hulumtimi ynë i fundit ka zbuluar se në dy vitet brenda krizës me refugjatë në Greqi, refugjatët dhe azilkërkuesit në Greqi janë duke jetuar në frikë dhe janë të pasigurt për të ardhmen”, ka thënë Giorgos Kosmopoulos, hulumtues për të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve në AI.

“Bashkimi Evropian – blloku i 500 milionë banorëve – nuk po mund të ofrojë kushte të dinjitetshme për një numër relativisht të vogël të njerëzve”, ka thënë ai.

Organizata ‘Amnesty International’ i ka bërë thirrje Greqisë që të përmirësojë kushtet për refugjatët, ndërkaq shteteve evropiane u ka kërkuar që të përshpejtojnë procesin e rivendosjes së refugjatëve, duke thënë se do të duhen 18 vjet për t’u bërë një gjë e tillë, nëse vazhdohet me këtë ritëm.

Sipas marrëveshjes, njerëzit që vijnë në ishujt greke nga brigjet turke, përballen me kthim në Turqi nëse nuk arrijnë që me sukses të aplikojnë për azil në Greqi, shkruan rel.

Kjo marrëveshje dhe mbyllja e kufijve në shtetet e Ballkanit ka bërë që të bie numri i personave që arrijnë në Greqi.

Lidhur me krizën me migrantë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, po ashtu ka kritikuar ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e kësaj krize, raporton Reuters./Insajderi.com