Shitjet e Galaxy Note 7 në Europë rifillojnë në nëntor

Samsung ka filluar një fushatë të gjërë të ri lançimit në treg të telefonit më të mirë të kompanisë – mbase edhe më famëkeqi – Galaxy Note 7.

Shitjet e Galaxy Note 7 në Europë rifillojnë në nëntor

Modeli Europian i telefonit pritet të hidhet në treg në javët e fundit të 2016-tës me mundësi shtyrjeje në 2017-tën nxitur nga problemet me bateritë defektive tha një drejtues i lartë ditën e enjte, njofton pcworld.al.

“Shpresojmë se shitjet e Galaxy Note 7-tës të rifillojnë në Europë përpara fundit të Nëntor, tha David Lowes shef i marketingut pranë Samsung për Europën. Më 28 Shtator do të rifillojnë shitjet e modeleve të para në Korenë e Jugut ndjekur nga Australia dhe Singapori në Tetor.

Jemi të bindur se mund të rifitojmë çdo gjë të humbur ndërsa përgatitemi të largohemi nga 2016-ta për një 2017 të fuqishme,” tha Lowes për agjensinë e lajmeve Reuters. Një pjesë e madhe e telefonëve me defekt u shitën në Britani, Gjermani dhe Francë.

Megjithatë sa më e gjatë pritja aq më i madh zhgënjimi i konsumatorëve në Europë të cilët përjetuan vonesa të ngjashme edhe modelin e vitit të kaluar, Galaxy Note 5, edhe pse mungonin problemet e këtij viti.

Samsung ka premtuar se nuk do të fillojë shitjen e modeleve të reja pa tërhequr të gjitha ato që janë në treg. Parashikimet citojnë 2.5 milion njësi që duhet të zëvendësohen me kosto 1 miliard dollar.