Kamala Harris hyn në garën presidenciale në SHBA

Senatorja demokrate e Kongresit të SHBA Kamala Harris ka paralajmëruar se po hyn në garë për president në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020.

Kamala Harris hyn në garën presidenciale në SHBA

Harris (54) ka thënë për televizionin ABC se do t’i bashkohet listës mjaftë të gjatë të kandidatëve për nominimin presidencial të Partisë Demokratike.

“Po kandidohem për president të SHBA. Jam shumë e ngazëllyer për këtë”, ka thënë Harris.

Në rast se fiton, Harris do të ishte presidenti i dytë afroamerikan dhe gruaja e parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Harris është vajza e një emigranti dhe është rritur në Kaliforni.

Ajo prezantohet si luftëtare për drejtësi, dinjitet dhe barazi.

Ish avokatja publike e Kalifornisë, e cila në mandatin e parë në Senat u bë e njohur për nga marrja në pyetje e kandidatit presidencial Donald Trump për funksionet në qeveri, pretendon AP.

Harris e ka paralajmëruar fushatën derisa SHBA po e shënojnë 90 vjetorin e lindjes së luftëtarit të vrarë për të drejta të njeriut Martin Luther King Junior.

Senatoret demokrate Elisabeth Warren dhe Kristen Gillibrand kanë ndërmarrë hapat e para për kandidaturë, dhe pritet që edhe senatorët Cory Booker, Sherrod Brown, dhe Amy Klobuchar gjithashtu të hyjnë në garë për nominimin demokrat.

Senatori Bernie Sanders, i cili në vitin 2016 humbi në garë për nominim, gjithashtu e shqyrton kandidimin për fushatë. Edhe disa demokratë kanë publikuar qëllimin e tyre të kandidohen, në mes tyre deputeti nga Merilendi John Delaney dhe ish anëtari i administratës së Obamas Julian Castro./Insajderi.com.