Sulm i terroristëve, më shumë se 120 të vrarë

Sulm i terroristëve, më shumë se 120 të vrarë

Së paku 120 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Afganistanit janë vrarë në një sulm të talibanëve ndaj një kompleksi ushtarak në provincën qendrore Majdan Vardek.

“Kemi informatë se janë vrarë 126 njerëz në një shpërthim në qendrën për trajnime ushtarake”, ka deklaruar një zyrtar anonim i ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit.

Një zyrtar tjetër i provincës ka thënë se në sulm janë vrarë më shumë se 100 njerëz.

Agjencia Reuters transmeton se zëdhënësi i qeverisë nuk ka dashur të komentojë këto pretendime.

Më herët qeveria ka kumtuar se në sulm janë vrarë 12 persona.

Përgjegjësinë për sulm e kanë marrë talibanët./Insajderi.com.