BE dënon Google-n me 50 milionë euro

BE dënon Google-n me 50 milionë euro

Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave të Francës po godet Google me një gjobë të pashembullt, duke përmendur dështimin e kompanisë për të përmbushur standardet e privatësisë dhe transparencës me informacionin e përdoruesit.

Agjencia franceze e mbrojtjes së të dhënave CNIL lëshoi një deklaratë të hënën, ndërsa bëri me dije se gjoba e tronditëse prej 50 milionë eurosh (56.8 milionë dollarë) ishte motivuar nga ankesat rreth praktikave të paligjshme të kompanisë në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale. Aktualisht, nuk ka informacion të besueshëm për sa kohë kompania ruan të dhënat e përdoruesit, ose nëse e lejojnë atë të përdoret nga vendet e tjera.

Rreth 10,000 vetë nënshkruan peticionin fillestar për të nisur një hetim, i cili u parashtrua nga grupi Quadrature du Net i Francës , një OJQ që avokon për privatësinë e konsumatorit. Hetimi zbuloi dy shkelje të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR) të BE-së, e cila u miratua në vitin 2016. Ata zbuluan se kompania nuk siguron qasje të lehtë në informacionin që mbledh nga përdoruesit dhe se informacioni që ata ofrojnë është shpesh i pakuptueshëm. Kjo krijon një situatë ku njerëzit nuk janë në gjendje të menaxhojnë se si përdoren informatat e tyre, veçanërisht në lidhje me reklamat në shënjestër.

Kjo është hera e parë që një gjigant i Internetit penalizohet në këtë mënyrë nga një rregullator i Bashkimit Europian, në këtë rast Komisioni Kombëtar për Informatikën dhe Liritë (CNIL), “xhandarmëria” franceze e të dhënave personale.