Prapaskena, ja e vërteta e dëmtimit të Leo Messit

Barazimi i Barcelonës kundër Atletikos së Madridit, nuk përbën aq lajm sa dëmtimi i Lionel Messit. Lideri i katalanasve në fushën e lojës kërkoi zëvendësim pak minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, duke shqetësuar jo pak stafin drejtues dhe tifozët.

Prapaskena, ja e vërteta e dëmtimit të Leo Messit

Pas ekzaminimeve u konstatua se ka një problem muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, i cili do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë 3-javore.

Por, a ishte ky një dëmtim surprizues për “pleshtin”? Jo! Ai ka pasur shqetësime muskulore në kofshën e djathtë që para afro një muaji, por u vendos që të mos lihej pushim. Ishte një guxim i rrezikshëm, por u mjaftuan duke i kërkuar që të mos sforcohet në fushë, por më tepër të ketë rol shërbyesi për Suarezin dhe Neymarin.

Në fakt, kjo nuk e pengoi Leon që të jetë edhe golashënues, duke shfrytëzuat precizonin e saktë në goditje, shkruan Panorama-sport.

Gjithsesi, në ndeshjen kundër Atletikos, Luis Enrique rrezikoi më shumë kurdoherë duke e futur që nga minuta e parë, pasi kundërshtari praktikon një lojë me ritëm të lartë dhe ndërhyrje shumë të ashpra. I detyruar prej mënyrës se si futbollistët madrilenë ushtronin presing sa herë që ai kishte topin në zotërim, bëri që Leo të sforcohet më shumë se herët e tjera.

Pikërisht në momentin që pati edhe një përplasje me Diego Godinin, ai pësoi edhe dëmtimin muskulor. Një problem i menaxhuar keq nga trajneri por edhe vetë futbollisti, që gjatë kësaj kohe kishte kërkuar gjithashtu që të ishte në fushë.

mes

 

Riaftësimi

Së pari, argjentinasi ka konfirmuar mungesën e tij në ndeshjen e Kombëtares në fillim të muajit tetor. Ndërkohë, nuk do të jetë as në përballjet e kampionatit me Gijonin, Celta Vigon dhe Deportivon, ndërsa në Champions mungon me Monchengladbach-un, por rrezikon edhe atë me Manchester Cityn.

Sa i përket procedurës së riaftësimit, si fillim ai do të qëndrojë një javë pushim absolut, më pas do të ketë 10 ditë fazë riaftë- simi dhe pas tyre do të nisë të praktikohet me topin. Nuk përjashtohet mundësia që, përveç stafit mjekësor të Barcelonës, të asistojë gjatë gjithë kohës edhe përgatitësi personal i Mesit, Marselo d’Andrea, në mënyrë që të monitorohet çdo gjë si duhet.

TOPSHOT - Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi takes a free kick during the Spanish league football match FC Barcelona vs Athletic Club Bilbao at the Camp Nou stadium in Barcelona on January 17, 2016.   AFP PHOTO/ JOSEP LAGO / AFP / JOSEP LAGOJOSEP LAGO/AFP/Getty Images

Statistikat, ja sa ndikon mungesa e “pleshtit” te Barça

Që nga sezoni 2006-’07, Lionel Messi ka munguar në total në 96 ndeshje te Barcelona, pjesën më të madhe për shkak dëmtimi. Në të gjitha takimet që argjentinasi ka qenë në fushën e lojës, bilanci i katalanasve është prej 70% fitoresh, 19% barazime dhe 11% humbje. Ndërsa golavarazhi është me 2.65 gola të shënuar dhe vetëm 0.8 të pësuar.

Ndërkohë, në takimet ku “pleshti” nuk ka qenë prezent, statistikat janë më negative, por me një diferencë shumë të vogël. Saktësisht janë fituar 66% të dueleve, barazuar 21% dhe humbur 13%. Diferenca e golave është prej 2.3 të shënuar. Gjithsesi, edhe pse argjentinasi ka një rëndësi të madhe në lojë, ngushëllimi i Luis Enrique-s është forma e mirë që po kalon Neymar dhe Luis Suarez. /Insajderi.com